Edhe pse nuk parakaloi në tapetin e kuq të çmimeve Oskar, në Los Angeles, Haidi Klum nuk e humb rastin për të rënë në sy dhe për t’i mahnitur të gjithë. Këtë vit modelja dhe aktorja nuk ishte pjesëmarrëse në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, por ishte një nga të ftuarat e nderit në pritjen e organizuar nga Elton John,’ AIDS Foundation’s Oscar Viewing Party’, festa që këngëtari organizon çdo vit për miqtë e tij VIP.

Haidi mbërriti në mbrëmje me një fustan në ngjyrë të artë, me një dekolte super të hapur që i tregonte pothuajse të gjithë gjoksin.

Dhe efekti ishte i padiskutueshëm, sidomos për paparacët e shumtë të mbledhur me këtë rast që u kënaqën duke i bërë foto.
25 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)