Pas javësh spekulimesh, Lamine Yamal më në fund ka konfirmuar romancën e tij me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole.

Ylli i Barcelonës zgjodhi një mënyrë romantike për ta bërë publike lidhjen, duke ndarë një Instagram Story në ditëlindjen e 25-të të artistes.

Në foto, Yamali shfaqet duke e përqafuar Nicole nga beli, përpara një torte të madhe të zbukuruar me petale trëndafilash.

Në sfond shihet edhe një buqetë gjigante me trëndafila, ndërsa futbollisti e shoqëroi postimin me emoji zemrash, duke e bërë të qartë se marrëdhënia mes tyre është tashmë zyrtare.