Modelja e njohur shqiptare Oriola Marashi ka ngritur një shqetësim për ndotjen e detit, duke ndarë me ndjekësit një përvojë personale që, sipas saj, e ka përjetuar pas një dite në plazh. Përmes një postimi në InstaStory, modelja publikoi një foto ku shfaqen rrobat e banjës me një njollë të zezë, për të cilën pretendon se është shkaktuar nga nafta në ujë.

“Sot dola nga deti dhe rrobat e banjos dolën kështu. Kjo nuk është rërë. Kjo është NAFTË,” shkroi Oriola. Modelja shprehu shqetësimin se ndotja e ujërave përbën një rrezik jo vetëm për mjedisin dhe jetën detare, por edhe për shëndetin e pushuesve, duke bërë thirrje që situata të mos neglizhohet.

Në fund të reagimit të saj, Oriola Marashi u kërkoi ndjekësve të ndajnë përvojat e tyre dhe të kërkojnë më shumë përgjegjësi nga institucionet. “A ju ka ndodhur edhe juve? Është e rëndësishme të flasim dhe të kërkojmë përgjegjësi,” përfundoi ajo.