“Big Brother Radio” Live nga shtëpia është rikthyer sërish në Top Albania Radio këtë të diel me një episod maratonë nga ora 16:00 deri në 19:00. Banorët e shtëpisë janë ndarë në tre grupe me të ftuar dhe me moderatorë ku me intervistat e tyre të zhvilluara për rreth 60 minuta nuk duhen humbur.

Në pjesën e parë me moderatorë Jozin dhe Amberin me të ftuar Loredanën, Kellyn, Gertën dhe Vserlon kanë nisur menjëherë diskutimet.

Si e ka gjetur veten Gerta në këtë shtëpi?

Në fillim kam qenë pak e emocionuar por më vonë mu duk sikur hyra shpejt dhe u përshtata me banorët e shtëpisë.

E priste Gerta këtë sjellje të Rozanës?

Më ka zhgënjyer shumë me karakterin qe ka shfaqur. Unë nuk e njoh Rozanën nga jashtë dhe duke mbajtur ajo këtë pozicionin e saj, u vetë pozicionua pra u vetshpall. Unë ruajta pozicionin tim. 

Pse mendon Gerta se është vetëshpallur kështu Rozana?

Sepse është delirante, gjiithë kohën thotë unë jam Rozana Radi. Çdo debat dhe diskutim kështu e mbyll në shtëpi. Okej e dimë kush je jashtë dhe nuk ka nevojë ta theksosh aq shumë.