Xherdan Shaqiri ka përfunduar në spital pas ndeshjes miqësore mes Basel dhe Winterthur, e cila përfundoi me një humbje të thellë 7-3 për skuadrën e tij. Kapiteni i Basel u dëmtua në fundin e takimit, pas një përplasjeje gjatë lojës. Sipas raportimeve të mediave zvicerane, Shaqiri pësoi një plagë të hapur në dorë, e cila kërkoi ndërhyrje mjekësore.

Futbollisti me origjinë shqiptare u largua nga fusha dhe më pas u transportua në spital, ku mjekët i trajtuan dëmtimin dhe i qepën plagën. Deri tani nuk raportohet për probleme të tjera serioze dhe dëmtimi duket se është i kufizuar në dorë. Mbrëmja ishte veçanërisht e vështirë për Basel, pasi skuadra pësoi shtatë gola në përballjen që shënoi edhe debutimin e trajnerit të ri Slavisa Jokanovic.

Winterthur e dominoi pjesën e parë dhe shkoi në pushim me një avantazh të thellë 4-0. Basel reagoi pas rikthimit në fushë dhe arriti të shënojë tre gola, por nuk mundi të ndryshojë fatin e takimit. Winterthur realizoi edhe tri herë të tjera, duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 7-3. Tashmë vëmendja është te gjendja fizike e Shaqirit dhe koha që do t’i nevojitet për rikuperimin e dorës pas ndërhyrjes mjekësore.