Astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) treguan se si përgatitet ushqimi në kushtet e mungesës së gravitetit, duke publikuar një video të procesit të tyre të “gatimit të ngadaltë”. Pamjet e publikuara nga astronauti Anil Menon tregojnë kolegët e tij, Jessica Meir dhe Jack Hathaway, teksa demonstrojnë se si “gatuajnë” ushqimin me kalimin e kohës, pa përdorur një furrë të zakonshme.
“Ja ku jemi, te Chez ISS. Na tregoni çfarë po ndodh”, dëgjohet të thotë Menon. “Kemi marrë disa qepë me një mision furnizimi. Gëzohemi shumë kur marrim fruta dhe perime këtu lart”, përgjigjet Meir.
Ajo tregon se qepët me hudhër mbështillen me letër alumini dhe vendosen në një pajisje ngrohëse ushqimi për 12 deri në 24 orë. “Me kalimin e kohës, kjo do të krijojë një qepë të pjekur mirë, e cila mund të karamelizohet edhe më shumë nëse e lëmë për një kohë më të gjatë”, shpjegon astronautja.


