Disa ditë më parë, Ilnisa Agolli i ka dërguar një mesazh suportues Rogertit me anë të ‘Big Love’.

Pak kohë më parë, Ilnisa Agolli dërgoi një mesazh mbështetjeje për banorin e “Big Brother VIP 5”, Rogerti, në “Big Love”.

Moderatorja e njohur ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Fan Club” ku komentoi banorët e këtij edicioni të reality show-t. Por jo vetëm kaq, pasi ish-banorja e “Big Brother VIP 3” tregoi se pas mesazhit që ka dërguar për Rogertin, ka marrë mesazhe kërcënuese dhe mallkuese drejt saj.

“Rogerti është një djalë që ka përmbajtje dhe thelb sinqeriteti në llojin e tij. Shqiptarët duhet të kuptojnë që ndryshe është një njeri në një kompeticion siç është Big-u dhe ndryshe është një njeri në jetë. Edhe në këto mesazhet, në mbështetjen publike që bëra ndaj Rogertit, mesazhet private ishin shumë të ndyra, pasi kemi arritur deri në mallkime të një lloji… rubineti neverie do ta quaja unë. Ti nuk mund të mallkosh se unë mbështes Rogertin. Nuk mund të kalojmë në këto ekstreme si tifozë të zjarrtë që jemi për ‘sindromën’ Selin apo ‘sindromën’ Brikena, të cilat në fakt nuk janë asgjë, përveç se fundi i së ardhmes për fëmijët e së nesërmes”, u shpreh Ilnisa Agolli.