Sipas biologjisë njerëzore, një grua ka kapacitetin fizik për të sjellë në jetë deri në 30 fëmijë gjatë gjithë jetës së saj. Trupi i njeriut është i ndërtuar për një potencial riprodhues shumë më të lartë.

Bazuar në fillimin natyror të fertilitetit, periudhën e nevojshme të rikuperimit mes shtatzënive dhe ardhjen e menopauzës, vlerësimet teorike sugjerojnë se, në kushte ideale, një grua mund të përballojë biologjikisht rreth 30 lindje. Ky kapacitet i lartë pasqyron qëndrueshmërinë e trupit dhe koordinimin e saktë të ciklit riprodhues, që lejon shtatzëni dhe rikuperim të përsëritur gjatë viteve të lindshmërisë.

Dëshmitë historike i mbështesin këto teori biologjike. Në periudhat para përdorimit të kontracepsionit modern, janë dokumentuar raste të rralla të grave që kanë lindur një numër jashtëzakonisht të madh fëmijësh. Këto shembuj tregojnë se kufijtë e fertilitetit njerëzor janë shumë më të gjerë sesa perceptohen sot.

Zbulime të reja tregojnë se vështirësitë në menaxhimin e emocioneve rrisin ndjeshëm rrezikun për depresion pas lindjes. Depresioni perinatal, i cili prek rreth një në pesë gra gjatë shtatzënisë ose menjëherë pas lindjes, shpesh mbetet i paidentifikuar, ndërsa pasojat mund të jenë afatgjata si për nënën, ashtu edhe për fëmijën. Një studim i ri, sugjeron se rreziku për zhvillimin e simptomave depresive mund të vërehet që në tremujorin e dytë të shtatzënisë.

Shkencëtarët analizuan të dhënat e më shumë se 600 grave në Suedi dhe ndoqën shëndetin e tyre mendor përmes një aplikacioni. Gjatë tremujorit të dytë, gratë shtatzëna plotësuan një pyetësor të shkurtër mbi aftësinë e tyre për rregullimin e emocioneve sa mirë i kuptojnë dhe i pranojnë ndjenjat, sa arrijnë të kontrollojnë impulset dhe të mbeten të përqendruara në qëllime edhe kur ndihen të shqetësuara. Rezultatet treguan se gratë që kishin më shumë vështirësi në rregullimin e emocioneve gjatë kësaj periudhe shfaqnin dukshëm më shumë simptoma depresive më vonë gjatë shtatzënisë dhe deri në gjashtë muaj pas lindjes.