“Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.

I ftuar episodin e djeshëm ka qenë aktori Laert Vasili, ku u është përgjigjur shumë pyetjeve provokuese të Ilnisës dhe ka treguar shumë sekrete të tij. Ai ka treguar edhe një histori të tij kur e kanë rrahur për vdekje në Greqi.

Laert: Ata ishin ca rrugecër nga këta të fortit që bëjnë ‘face control’ nëpër clube dhe u futën deputet dhe sigurisht nuk mund ta duroj këtë gjë dhe isha kundër atyre gjithë kohës dhe më sulmuan në teatër, unë bëra një kallzim penal ata desh më nxorrën syrin se më kishin zënë pritë para pallatit

Ilnisa: Të rrahën?

Laert: Desh më lanë të vdekur, nuk pati asnjë interesim nga shteti shqiptar

View this post on Instagram

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)