Modelja e njohur e “Playboy”, Daniella Chavez, ka zbuluar së fundmi se dëshiron bëhet pronare e një klubi futbolli. Ajo do që të blejë klubin kilian, O’Higgins FC.
E duke qenë se nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të bërë një gjë të tillë, ajo i është bashkuar faqes për të rritur në mënyrë që të fitojë sa më shumë para.
Në llogarinë e saj në “OnlyFans”, Daniella shpërndan foto e video seksi dhe ndjekësit i shohin ato kundrejt një pagese. Ajo ka bërë të ditur se ka mbledhur deri tani 5 milionë dollarë për të realizuar objektivin që i ka vënë vetes.
Sipas Chavez, klubi kushton 20 milionë dollarë dhe ky është objektivi që i ka vënë vetes, ndaj është regjistruar në “Only Fans”. Për të bindur tifozët, ajo bëri të ditur se do të bënte “dhurata VIP” për mbështetësit që do të shpërndanin në rrjetet sociale adresën e saj në këtë faqe.
Sipas mediave kiliane, drejtuesit aktualë të klubit kanë refuzuar dy oferta të modeles për të blerë O’Higgins FC. Por ajo vazhdon me fushatën e saj, e bindur se nëse mbledh këtë shifër, do të mund të ndryshojë mendjen e pronarëve aktualë. Pak kohë më parë ajo ka qenë një nga donatoret e Klub Deportivo Rankagua Sur, gjithashtu në Kili, në kategoritë e ulëta.