Tomorri është një 40-vjeçar nga Lushja, i cili ka kaluar një kalvar vuajtjesh. Ai është braktisur nga familja e tij dhe është birësuar nga dy prindër në Lushnje.

Në moshën 15-vjeçare është abuzuar seksualisht, ka pasur ngacmime seksuale. Ai eshte bullizuar prej të ecurës.

Ditën e sotme, ai ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka treguar se para disa vitesh u martua, por sipas tij, nuk kryente marrëdhënie se nuk kishte testosteron.

Tomorri ka shtuar se gjendet në trupin e gabuar, nuk ndihet burrë dhe do të bëhet si Linda Rei dhe si i tillë ai do kishte qejf të bënte ndërhyrje.

Ai jeton në kushte të mjerueshme, shtëpia e tij është e dëmtuar. Ai merr vetëm 100 mijë lekë kemp. Shpesh herë ka qenë i dhunuar, e kanë rrahur dhe e kanë sharë. Tomi kërkon t’i ndërtohet një shtëpi dhe të ndihmohet ekonomikisht.

“Nuk i njoh prindërit e mi biologjikë, dua të di kush më ka sjellë në jetë. Kam një shtëpi të shkatërruar që ma kanë lënë prindërit birësues. Ka raste që kam qëndruar pa bukë, kam qëndruar një javë. Kërkoj një shtëpi, që të jetoj si të tjerët, të kem një vend pune në Lushnje”, tha ai.