Avokati i Justin Baldonit, Bryan Freedman, ka kërkuar që dëshmia e Blake Lively-t të transmetohet drejtpërdrejt dhe të ardhurat t’i dhurohen viktimave të dhunës në familje.

Reagimi vjen pasi aktorja e famshme është shprehur e gatshme të dëshmojë në gjyqin për ngacmim seksual ndaj kolegut të saj, me të cilin ka punuar në filmin “It Ends With Us”.

Ekipi i saj thekson se ajo e trajton çështjen me seriozitet dhe nuk bie pre e lojërave publike. Ndërkohë, Freedman e akuzon se po përdor miqtë e famshëm – përfshirë Taylor Swift dhe Ryan Reynolds – për të ndikuar opinionin publik.

Paditë për shpifje dhe ngacmim janë në proces. Situata mbetet në zhvillim…