“Big Brother Radio” Live nga shtëpia është rikthyer sërish në Top Albania Radio këtë të diel për herë të fundit me një episod maratonë nga ora 15:00 deri në 18:00 për këtë edicion. Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro janë dy moderatoret që sot intervistuan 4 finalistët e Big Brother Vip Albania, Laert Vasilin, Rozana Radin, Gjestin dhe Egli Takon.

Jonida – Laert do e quaje dështim personal tëndin nëse nuk do ishe finalist?

Laert- Dështim është pak fjalë e rëndë, zhgënjim po, do i thoja nënës time u përpoqa… me veten do ishte një trishtim që pse nuk u pëlqye ky tip, model që unë solla. Jemi boll të ngopur me modele të tjera.

Jonida- Po nëse nuk fiton?

Laert- Kur arrin këtu thua pse dreqin të mos fitoj, është vlera materiale që thua është një shumë…