Porosia e parë e një klienteje të Amazon të dorëzuar me dron nuk shkoi aspak sipas planit. Në vend që paketa të mbërrinte në destinacion, ajo përfundoi brenda pishinës së shtëpisë. Rasti është bërë viral, ndërsa shërbimi i dërgesave me dron i Amazon pritet të zgjerohet ndjeshëm. Kompania ka njoftuar se deri në fund të vitit, miliona persona të tjerë mund të kenë mundësi të marrin porosi të vogla dhe të lehta përmes dronëve.

Plani parashikon zgjerimin e shërbimit në zona periferike të rreth 500 qyteteve në Shtetet e Bashkuara. Teknologjia synon të shkurtojë kohën e dorëzimit, por episodi i pishinës tregon se, të paktën në disa raste, rruga nga qielli deri te dera e shtëpisë mund të mos jetë aq e saktë sa pritet.