Pas një fejese të organizuar në jug të Shqipërisë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten për hapin e radhës, ceremoninë e martesës. Lajmi është konfirmuar nga vetë Princi për revistën franceze “Point de Vue”, duke dhënë detaje mbi planet e çiftit.

Kujtojmë se fejesa u mbajt në një kompleks privat, mes gjelbërimit të pishave dhe me një panoramë të hapur drejt detit, në një atmosferë të qetë dhe intime.

Të njëjtën frymë, larg bujës dhe formaliteteve të tepërta, çifti synon ta ruajë edhe në ditën e dasmës, e cila pritet të zhvillohet brenda pak muajsh, ndërsa organizimi është ende në fazën përfundimtare.

Në rrëfimin e tij për median franceze, Princ Leka thekson se prioriteti kryesor është thjeshtësia dhe ndarja e momentit me njerëzit më të afërt. Ai shton se dëshira e tyre është një ceremoni pa teprime, që të mbetet autentike dhe e veçantë.

View this post on Instagram

A post shared by HRH Crown Prince Leka (@princleka)

Një detaj i veçantë lidhet me simbolikën e përzgjedhjeve personale: unaza e fejesës është siguruar nga shtëpia prestigjioze “Tiffany & Co.”, ndërsa fustani i nusërisë do të realizohet nga një stiliste e njohur nga Kosova. Kjo është një mënyrë për të nderuar kujtimin e princeshës Geraldinë, gjyshes së princit.