Familjarët e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi, e kanë konfirmuar ditën e sotme lajmin për vdekjen e tij.

Lajmi është konfirmuar përmes një shkrimi në emisionin e mëngjesit në median Alsat, 9me11.

Po ashtu, familjarët kanë konfirmuar se Shpat Kasapi ka vdekur në Itali pas një sulmi kardiak që ka pësuar atje.

Mësohet se 40-vjeçari ishte në një koncert në Bologna, teksa nuk u ndje mirë dhe më pas ndërroi jetë.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera. Më 2021 këngëtari u martua me Selvije Jaos, por vetëm para një viti çifti prindër të një djali i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Ngushëllime familjes!