Në një dokument gjyqësor të publikuar së fundmi nga mediat e huaja, rezulton se Brad Pitt i ‘ka vënë duart në fyt’ njërit prej fëmijëve të tij dhe më pas e tërhoqi Angelina Jolien nga flokët. Thuhet se kjo ka ndodhur në udhëtimin e tyre në 2016 me avion privat.

Në një kundërpadi, aktorja e famshme e Hollywood-it pretendon se Pitt “e kapi Jolie nga flokët duke e shkundur dhe më pas “mbyti” njërin nga fëmijët kurse tjetrin e goditi me shuplakë”.

“Në një moment, ai derdhi birrë mbi Jolie dhe verë të kuqe mbi fëmijët,” sipas dokumenteve.

Jolie dyshohet se u përpoq të ndërhynte në një moment dhe “kapi” ish-bashkëshortin e saj nga pas në një përpjekje për ta ndaluar atë.

 “Për ta larguar Jolie nga shpina, Pitt u hodh mbrapsht në sediljet e aeroplanit, duke demtuar shpinën dhe bërrylin e Jolie-t”, thuhet në dokumente.

“Fëmijët nxituan dhe të gjithë u përpoqën të mbronin njëri-tjetrin. Para se të përfundonte, Pitt kapi nga fyti njërin nga fëmijët dhe goditi një tjetër në fytyrë. Disa nga fëmijët iu lutën Pitt të ndalonte. Ata ishin të gjithë të frikësuar dhe vetëm qanin”.

Hetimi kundër Brad Pitt

Pitt po mbikëqyret nga FBI në shtator 2016 për abuzim të mundshëm të fëmijëve në lidhje me ngjarjen.

Bazuar në bisedat me agjentin e çështjes, një përfaqësues i Zyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara vendosi të mos e ndiqte penalisht Pitt.

“Është rënë dakord nga të gjitha palët që kallëzimet penale në këtë rast të mos ndiqen për disa faktorë”, thuhet në procesverbal.

Një burim i afërt Brad Pitt tha për “Page Six” se “Angelina dhe ekipi i saj janë përpjekur dëshpërimisht të gjejnë diçka”, duke shtuar, “Kjo është e gjitha për shfaqje. Këto janë të gjitha informacionet që ajo kishte tashmë pesë vjet e gjysmë më parë. Nuk ka asgjë. e re këtu”.

Avokatët e Jolie pretendojnë në kundërpadinë e re se Pitt duhej të ishte akuzuar për një krim federal për veprimet e tij në atë ditë të veçantë, sepse agjenti i FBI-së që shqyrtoi pretendimet kishte “shkak të mundshëm.