I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë stilisti Desi Doce. Ai ka folur më shumë mbi stilin dhe mënyrën e të veshurit të personazheve të njohur të ekranit si dhe politikanëve në ditën e zgjedhjeve. Cili është i veshuri më mirë dhe më keq sipas tij?
Pjesë nga biseda:
Ronaldo: Familja Berisha, ish-kryeministri, kreu i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha, me djalin e tij Shkëlzen, Armina Mevlanin – që është bashkëshortja e Shkëlzenit dhe zonja Liri Bersha, kanë zgjedhur të kombinohen me njëri-tjetrin. Berisha qëndron stoik me kostumin e tij me kollare, kostum i zi, këmishë e bardhë dhe kravata blu. Liri Berisha nga ana tjetër, ka zgjedhur një fustan tërësisht blu, me një çantë minimaliste në dorë. Armina Mevlani ka pantallona doku ngjyrë qumështi dhe këmishë bojëqielli. Shkëlzeni është kryesisht me të zeza, syze të zeza. Si t’u duk familja Berisha?
Desi: Më pëlqeu që janë incestuar. Më pëlqeu që e kanë marrë seriozisht gjithë eventin dhe janë të gjithë me një detaj blu, duke përfaqësuar kështu Partinë Demokratike. Patjetër që mes gjithë personazheve që listove të familjes Berisha, mua më pëlqen më së shumti Armina. Është dhe mikeshë shumë e mirë e imja. Armina gjithmonë është shumë thjeshtë në stilin e saj, por godet me elemente specifike. Armina ishte me një palë pantallona dok ngjyrë nude, një kafe e mbytur, dhe një këmishë bojëqielli sipër dhe e ngarkoi me aksesorë. Çanta dhe syzet e saj ishin dy aksesorët që e bënë outfit-in të dukej diçka tjetër. Më pëlqeu dhe fakti që ngjyra blu ishte ngjyra e tyre, duke marrë parasysh edhe prej partisë. Por më pëlqeu që ishin investuar, e pashë me një qasje shumë pozitive gjithë look-un e tyre.