Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”.
Einxhel ka ndarë me 354 mijë ndjekësit një video të veçantë, ku familja e bukur ndodhet në spital.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 1” mban në krah të voglin, ndërkohë Trev është i ulur te krevati i bebit dhe DJ Dagz pranë tyre.
“Dhe një zemër më shumë. Faleminderit Zot”, ka shkruar Einxhel Shkira krahas kësaj video të ëmbël, e cila menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe urime të shumta.
Video në fjalë nis me një fotografi të portretit familjar dhe ajo që bie në sy është shkrimi në të ‘10 prill 2025’, duke lënë të kuptohet se i vogli ka bërë një muaj që ka ardhur në jetë.