Regjisori i shquar shqiptar, Dhimitër Anagnosti, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Lajmi është bërë publik nga e bija, Juna Anagnosti, përmes një postimi në rrjete sociale.
“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!”, ka shkruar Juna në postimin e saj në “Instagram”.
