Anita Haradinaj ka folur hapur për marrëdhënien e saj me bashkëshortin, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste në podcastin e moderuar nga Grida Duma. Ajo ndau disa detaje personale nga jeta e tyre në çift, duke e përshkruar atë si një partner të përkushtuar dhe shumë të kujdesshëm.
Ajo u shpreh se Ramushi është një burrë që i ka përmbushur krenarinë dhe ambiciet e tij, por mbi të gjitha mbetet një njeri që di të tregojë përkujdesje dhe dashuri edhe në momentet më të thjeshta të jetës së përditshme.
“Është burri që edhe atëherë kur ndoshta nuk duhet të më përkëdhelë, sepse unë jam më e llastuara e shtëpisë, ai e gjen kohën, forcën dhe kurajon me më përkëdhelë edhe kur nuk e meritoj”, u shpreh Anita Haradinaj.
Gjatë bisedës, Anita Haradinaj reagoi edhe ndaj disa titujve që kanë qarkulluar në media për dhunë në familje, duke i hedhur poshtë këto pretendime.
Sipas saj, një burrë i përmbushur nuk ka nevojë të tregojë forcë ndaj një gruaje.
“Një burrë që është i përmbushur nuk shkon me tregu forcën te një grua. Forca tregohet atje ku duhet”, tha Anita Haradinaj.

