Së shpejti pritet që në ekranin e Top Channel të rikthehet një nga programet më të dashura për publikun. “Hell’s Kitchen Albania 3” ka nisur përgatitjet dhe herë pas here shefi i njohur, Renato Mekolli, zbulon se çfarë mund të ndodhë në këtë sezon të tretë.



Së fundmi, Renato ka publikuar në “Instagram” një fotografi ku shfaqen duar me shenja dhune. Madje vetë shefi shkruan krahas kësaj foto se do të bëhet nami këtë sezon.



“Momente nga Hell’s Kitchen Albania 3. Në këtë sezon do të shikoni çfarë nuk keni parë 2 sezone, do të bëhet nami. Kaq kam për momentin. Së shpejti në Top Channel… Unë do t’ju ndjek larg Shqipërisë. Ju dua”, shkruan Renato krahas fotos që ka marrë menjëherë shumë reagime.