Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, ka qenë në ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në Top Channel. Pas një mungese të gjatë në media, ajo ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e saj personale.

Ana ka treguar se është beqare dhe është e hapur për një lidhje. Gjithashtu ka zbuluar se çfarë e tërheq më shumë nga një mashkull.

Por jo vetëm kaq, pasi Kauri ka rrëfyer edhe kur ka thënë për herë të fundit fjalën ‘të dua’.

Pjesë nga intervista:

Bieta Sulo: Dhurata më e shtrenjtë që ke marrë nga i partneri është… Kur ke pasur një partner se e tregove më herët se nuk ke dikë për momentin në jetën tënde

Ana Kauri: Dhurata më e shtrenjtë… Unë besoj se gjërat më të shtrenjta janë ato shpirtërore më shumë se ato materiale. Kështu që ka patur shumë gjëra shpirtërore që më kanë bërë dhuratë dhe ato ngelin në kujtimet e mia.

Bieta Sulo: Për herë të fundit fjalën ‘të dua’ e ke thënë…

Ana Kauri: Po bëhet shumë kohë. Është shumë e vështirë Bieta t’a thuash fjalën ‘të dua’. Por ka shumë njerëz që e thonë edhe shumë lehtësisht. Tani është bërë si diçka ‘të kam xhan, të dua’. Por që unë e kam vërtetë shumë vështirë. Në momentin që unë do e them, do të ketë vërtetë shumë peshë si fjalë.

Bieta Sulo: Cili është ai tipar apo veçanti te një mashkull që në qoftë se nuk e ka, nuk do të dilje në takim?

Ana Kauri: Nga ana fizike nuk është se tërhiqem shumë nga kjo pjesë. Mund të dilja edhe me një njeri që nuk është se mund t’i kishte format perfekte, nuk është se ndikojnë shumë këto gjëra tek unë, mjafton të jetë i komunikueshëm, i dëgjueshëm, të jetë njeri mbështetës për ty mbi të gjitha. Kjo më përmbush më shumë se sa ana fizike. Ana fizike, ok mund ta ketë, mund të jetë perfekt, është për veten e vet. Nuk është se më mbush shumë mua ajo pjesë. Edhe unë mund të jem perfekte, por nuk dua që një mashkull të më shohë vetëm nga pjesa fizike, dua të më shohë formimin tim, mënyra se si ai ndihet me mua.