Një grua, e identifikuar me pseudonimin “Jane”, ka dhënë dëshmi rrëqethëse në gjykatë në lidhje me përvojat e saj me producentin dhe artistin e njohur Sean “Diddy” Combs, i cili po përballet me akuza të rënda për trafikim seksual dhe organizatë kriminale.

Në rrëfimin e saj emocional, Jane tregoi se Diddy e kishte ftuar për darkë në ditëlindjen e saj, duke u paraqitur fillimisht i dashur.

Por mbrëmja mori një kthesë dramatike kur ai përmendi një “hotel night”, një term që për të nënkuptonte një situatë shfrytëzimi seksual të përsëritur.

“M’u duk sikur më mbeti diçka në fyt… Thjesht e pranova”, ka thënë ajo me lotësh.

Dëshmitarja shtoi se gjatë një akti seksual me një punonjëse seksi, në praninë e Combs, ajo kishte kërkuar përdorimin e një prezervativi – kërkesë që e zemëroi rëndë muzikantin.

“Mos guxo të kërkosh një prezervativ të qelbët”, citohet të ketë reaguar Combs sipas saj.

Megjithëse më vonë u përdor një prezervativ, ajo e përshkroi përvojën si “thellësisht poshtëruese”.

Sean “Diddy” Combs po përballet me akuza serioze, përfshirë trafikim seksual, përfshirje në organizatë kriminale dhe transportim për qëllime prostitucioni. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

Procesi gjyqësor ndaj tij vijon, ndërsa dëshmitë si ajo e Jane pritet të luajnë një rol kyç në zbardhjen e së vërtetës.