Vetëm pak orë pasi u shpall i pafajshëm për akuzat e rënda për trafikim seksual dhe shantazh, Sean “Diddy” Combs është përballur me një tjetër valë akuzash tronditëse. 

Një eskortë mashkull me emrin Clayton Howard, i njohur edhe si “Dave”, ka ngritur një padi të re ndaj Diddy dhe ish-partneres së tij, këngëtares Cassie Ventura. 

Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë, Howard pretendon se ka qenë i detyruar të përfshihej në marrëdhënie seksuale me çiftin për një periudhë prej tetë vitesh, duke filluar nga viti 2009. 

Ai akuzon Diddy-n dhe Cassie-n për përdorim të drogës, abuzim emocional dhe shfrytëzim seksual, duke thënë se është filmuar pa pëlqimin e tij dhe i është imponuar të kryejë akte degraduese për të përmbushur fantazitë e tyre. 

Howard gjithashtu pohon se është infektuar me një sëmundje seksualisht të transmetueshme nga Cassie dhe se ajo ka kryer një abort pa dijeninë e tij. 

Në padinë e tij, Howard e portretizon Cassie-n si një bashkëpunëtore aktive të abuzimeve, duke sfiduar rrëfimin e saj të mëparshëm si viktimë e Diddy-t. Për të forcuar këtë qëndrim, ai ka botuar edhe një libër me titull “Cassie: Viktima ose bashkë-konspiratorja”. 

Ndërkohë, Diddy, i cili ndodhet aktualisht në burg për çështje të lidhura me prostitucionin, ka kaluar nëntë muaj pas hekurave. Prokuroria ka kërkuar një dënim prej 4 deri në 5 vjet, ndërsa avokatët e tij shpresojnë në një vendim më të lehtë, rreth dy vjet. 

Rasti i ri pritet të trazojë sërish opinionin publik dhe të ndërlikojë edhe më tej situatën ligjore të reperit të njohur.