Në “Big Brother VIP Fan Club” sot është diskutuar edhe për Diellzën, emri i një vajze që Gjesti e ka përmenduar në shtëpinë e BBV. Pasi shfaqën klipin ku banori ndodhet para pasqyrës dhe “i dërgon” një mesazh vajzës, Erjola Doci u shpreh:

Kam dëgjuar që është stilistja, nuk është fare dikush që ai e ka pasur në jetën e tij dhe mendoj që nuk i drejtohet një personi që ka jashtë apo që është i martuar. Nëse Gjesti do të ishte i martuar do ta kishim marrë vesh që në reality show-n e parë.

Në lidhje me këtë ka reaguar nëpërmjet një mesazhi edhe menaxheri i Gjestit:

Përshendetje Fan Club!
Si fillim dua të falenderoj të gjithë mbështetësit e Gjestit që e përkrahin në çdo moment. Duke qenë në qendër të vëmendjes ka patur shumë komente dhe thashetheme të ndryshme rreth tij në rrjet, por edhe në portalet të ndryshme. Nisur nga këto, dua të qartësoj se Gjesti nuk ka qenë ndonjëherë i martuar, madje as nuk ka bashkëjetuar.
Ka patur një lidhje të gjatë me vajzën në fjalë, që është përfolur shumë në rrjet por nuk ka qenë një marrëdhënie serioze siç është aluduar në media.
Marrëdhënia e tyre sot i përket të shkuarës dhe Gjesti nuk ka më kontakt me vajzën në fjalë.
Gjithashtu është komentuar që Gjestin e mundon diçka në lidhje me historinë e fundit dhe prandaj nuk po vepron me Eglin, por unë di të them që Gjesti është djalë me norma dhe vlera dhe dëshiron që t’i marrë gjërat shtruar për të qenë i sigurt dhe për të mos lënduar askënd.
Vetëm Gjesti e di çfarë ka në zemrën e tij, por nëse lumturia e tij është Egli, unë jam i pari që e mbështes, e sigurt edhe familja e tij.