Futbollisti i famshëm, Lamine Yamal, vazhdon të impresionojë, këtë herë jashtë fushës së blertë. 18-vjeçari është një hap më afër përfundimit të blerjes së rezidencës së famshme ku dikur jetonin Gerard Pique dhe Shakira, në zonën prestigjioze të Esplugues de Llobregat, për 14 milionë euro.

Sipas mediave të huaja, kompleksi luksoz shtrihet në një sipërfaqe prej 3,800 metrash katrorë dhe përfshin tre rezidenca, një pishinë të brendshme dhe të jashtme, një palestër, si dhe një gamë të plotë ambientesh që premtojnë privatësi, rehati dhe estetikë të lartë. Rezidenca kryesore, në të cilën do të banojë Yamal, u shit në fillim të kësaj vere për 3 milionë euro.

Sipas gazetës spanjolle “El Pais”, lojtari i ri planifikon ta transformojë rezidencën në një “bazë sportive” me performancë të lartë, me një palestër, fizioterapi dhe një ekip mbështetës të specializuar. Rezidenca, e projektuar në vitin 2012 nga arkitektja e famshme Mireia Admetler, ishte për vite me radhë streha e Shakirës dhe Piques, së bashku me fëmijët dhe familjet e tyre.

Tani, shtëpia luksoze kalon në duart e një tjetër simboli të gjeneratës së re të futbollit.