Shëndeti i yllit francez, Brigitte Bardot po shkakton shqetësim. Sipas mediave në Francë, aktorja 91-vjeçare, ikonë e kinemasë e aktiviste është shtruar në spital në Saint-Jean në Toulon ku po qëndron prej disa javësh dhe i është nënshtruar “një ndërhyrjeje kirurgjikale për një sëmundje të rëndë”.

Ndërsa natyra e saktë e gjendjes nuk është zbuluar, shtrimi i saj në spital, i cili deri më tani është mbajtur sekret, po shkakton shqetësim në Francë.

Larg vëmendjes së kinematografisë për më shumë se gjysmë shekulli, Brigitte Bardot aktualisht jeton në Saint-Tropez dhe i është përkushtuar mirëqenies së kafshëve për vite me radhë përmes fondacionit që ka krijuar.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja e famshme ka kaluar probleme shëndetësore. Në korrik 2023, punonjësit e urgjencës nxituan për në shtëpinë e saj për shkak të problemeve të lidhura me motin e nxehtë.

Bashkëshorti Bernard d’Ormale, tregoi:

Ishte rreth orës 09:00 të mëngjesit kur Brigitte pati vështirësi në frymëmarrje. Ishte më keq se zakonisht, por nuk humbi ndjenjat. Le ta quajmë një moment shqetësimi respirator.

Që nga viti 1974, Brigitte Bardot ka shuar thashethemet dhe pasionet: ajo u martua me Bernard D’Ormale (burrin e saj të katërt) në vitin 1992, një figurë e shquar në Frontin Kombëtar të Jean-Marie Le Pen në jug të Francës, një biznesmen dhe ashtu si ajo, një adhurues i kafshëve.

Qentë, macet dhe dhitë jetojnë të lumtur në vilën e Bardot. Ajo ka pikëpamje politike shumë të qarta, të krahut të djathtë. Sot mbështet Marine Le Pen.-in Rebele dhe e pavarur, nuk mund të qëndrojë brenda kufijve të përcaktuar, qoftë në lidhje me seksin apo dashurinë, pikëpamjet politike ose angazhimin shoqëror.

Kohët e fundit, duke folur me një gazetar, sqaroi:

Unë nuk jam eremite! Lexoj gazetat, shikoj televizor, qëndroj vigjilente dhe e vëzhgoj këtë botë duke u bërë një cirk. Mënyra se si e trajtojmë planetin tonë është e neveritshme: ngrohja globale, përmbytjet, demografia shpërthyese…