Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë ish-banorja e shtëpisë së “Big Brother VIP” Diola Dosti. Ajo ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm…

Padyshim që ishte një eksperiencë mjaft e bukur, e kam shijuar në maksimum. Kishte ato sfidat e veta por kur dola jashtë e kisha pak frikë atë pjesën se si do isha dukur por u kënaqa. Unë kam ndejtur gati gjashtë javë, nuk ishte një periudhë e shkurtër. E shijova me të vërtetë. 

A ishte më e vështirë nga sa e kishe menduar?

U përpoqa që ta merrja me sportivitet por që nuk mjaftonte ndoshta ai pozitiviteti im, ajo qasja që kisha kundrejt banorëve të tjerë sepse ndihej ajo trysnia.

Kur u vendose në nominim me Amosin a u surprizove që nuk dole atë natë?

Po, u surprizova sepse Amos kishte për të dhënë në fakt sepse është një djalë shumë inteligjent dhe unë e çmoj shumë, vetëm se ai ishte tërhequr në të njëjtën kohë. 

Cili ishte qëllimi kryesor i Diolës?

Qëllimi im ishte që të shkoja deri në finale padyshim. Unë nuk hyj asnjëherë me idenë që do rri dy javë të shikoj çfarë do bëhet dhe do kthehem, jo asnjëherë. Unë hyra për një qëllim që të shkoj deri në finale dhe të transmetoj aty qoftë edhe një qytetari në argumentim, një debat konstruktiv qoftë edhe për ushqimin. Unë i mblodha në tavolinë 15-16 veta. 

Si e ka gjykuar lojën e Diolës, ish-bashkëshorti i saj?

Ish-bashkëshortin e kam takuar të nesërmen dhe më bëri çudi me thënë të drejtën sepse më dha dorën tamam jo si gjithmonë gjysëm. 

A kishte një kimi mes saj dhe Xhonatanit brenda shtëpisë së BBV?

Kjo është e vërtetë, Xhonatani ishte një person që kishte një energji krejtësisht tjetër nga personat e tjerë, ishte një person pa sherr, i sinqertë, kishte një kimi shumë të pastër. Ashtu jam edhe unë dhe kjo ishte arsyeja se pse ne të dy na lidhnin edhe lojërat në fakt. Edhe pjesa e kërcimit pastaj sepse është komentuar shumë ajo, unë kam kërcyer edhe me Luizin në fillim. Unë e kam pasion kërcimin. /TAR