Ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, ka marrë sërish vëmendjen e publikut pas një bisede virtuale me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Teksa ndjekësit e kanë pyetur në lidhje me tradhtinë, ish-partnerja e këngëtarit të njohur nuk ngurroi që të jepte përgjigjen e saj.
“A duhet të jetë tradhtia arsye për të mos e falur një person, apo ekzistojnë edhe gjëra të tjera që mund ta prishin një marrëdhënie?”, ishte pyetja drejtuar asaj.
Sipas saj, ka shumë gjëra që të bëjnë të mos e falësh një person:
“Ka partnerë që thjesht duan të krijojnë familje, por pa marrë asnjë përgjegjësi. Disa duan të kenë një grua të mirë vetëm për ta neglizhuar më vonë. Disa të tjerë duan fëmijë, por jo për të dhënë dashuri e kujdes, thjesht për të bërë fotografi dhe për të treguar imazhin e një familjeje të lumtur, ndërkohë që nuk japin asgjë nga vetja as për fëmijën e as për bashkëshorten”.
E sipas Selvijes, kjo papërgjegjësi në një marrëdhënie mund të konsiderohet një formë tradhtie, shpesh më e dhimbshme se ajo fizike:
“Unë këtë e quaj tradhti, që është më e madhe se tradhtia klasike. Nuk ka tradhti më të madhe sesa të hysh në një marrëdhënie pa përgjegjësi dhe të të interesojë vetëm vetja jote”, përfundoi ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit.
Deklarata e saj ka shkaktuar komente të shumta, pasi ndodhet në një fazë të ndjeshme pas ndarjes nga këngëtari, me të cilin ka një fëmijë.