Diskutime ‘zemre’ dhe shumë të sinqerta janë zhvilluar këtë mbrëmje në emisionin “Goca dhe Gra”. E ftuara Mira Kazhani ka treguar dëshirën e saj të madhe për t’u bërë nënë, por që nuk e pati fatin ta provonte.
Ajo tha se do të ishte mirë të kishte ngrirë vezët, duke ua këshilluar këtë të gjitha vajzave dhe grave.
Duke folur për këtë çështje, Ori Nebiaj ka pranuar se ajo e ka kryer këtë procedurë.
“I kam marrë masat”, u shpreh ajo.
“Është mirë që t’i ngrijmë vezët. Le të jetë aty. Tani, të them të drejtën, unë në libër i kam rrëfyer të gjitha”, u shpreh Mira Kazhani.
