Këngëtari i njohur,Trim Jetullahu, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka humbur babanë. Nazmi Jetullahu ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Trimi ka postuar në “Instagram” një fotografi të babait të ndjerë, ku fansa dhe miq të shumtë kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

“Me pikëllim të thellë njoftoj miq dhe familjarë, se sot me daten 21 Mars 2021, ka ndërru jetë babai im Nazmi Jetullahu. Varrimi bëhet nesër më 22.03.2021 në ora 12:00 (në kohën e drekës) në varrezat e qytetit të Prishtinës (Dragodan)”, ka shkruar këngëtari.

Ndërkohë sot ka postuar një foto në “Instastory” ku shfaqen të dy bashkë dhe emocionon me fjalët për të.

“Ahh bab shumë e kafen e llafin e kena bo bashkë. Të kom pas shokun ma të mir të jetës, shpejt më le vet… krenar që jam djali yt, shihemi botën tjetër naxi Jem”, shkruan Trimi.