Moderatorja e ëmbël e ekranit, Fatma Methasani, feston sot 25-vjetorin e lindjes. Kjo është ditëlindja më e veçantë për të, pasi është në pritje të ëmbël.

Në profilin e saj në "Instagram", Fatma ka publikuar një foto me numrin 25 në duar dhe një buqetë të madhe me lule. Gjithashtu edhe urimet e bukura që ka marrë nga miqtë dhe të afërmit e saj.

Por urimin me të veçantë e mori nga partneri i saj, Alfio Rrotani, i cili ka zgjedhur ta urojë nëpërmjet një fotoje ku tregon sa është rritur barkun i Fatmës.

"Sot ka ditlindjen zemra ime e vogel e kuqe!!!❤ @fatma_methasani. Faleminderit qe me meson cdo dite e me shum cfar esht dashuria e vertet!! Faleminderit qe me ben te ndjehem ne shtepi kudo qe jam me me ty!!", shkruan shefi i kuzhinës krahas fotos ku shfaqen të dy së bashku me duart te barku i moderatores.

[gallery ids="867663,867662,887821,867669,867668,867667,867672,867671,893970,893971,893972,893973,893974,887823,887822,867675,867673,867674,867665,867661,867666,872431"]