Ornella Mutti ka ardhur së fundmi me një rrëfim tronditës për jetën e saj. Aktorja e njohur italiane ka treguar një periudhë të errët të jetës së saj ku iu desh të abortonte në një moshë fare të re. Ajo ka shprehur se:

Më thanë të abortoja. Isha ende shumë e re, vetëm 19 vjeç dhe në zemër mbaja tashmë një peshë të madhe. Rreth meje dëgjoja të njëjtat fjalë: “Nuk është momenti”, “Do ta prishësh karrierën”, “Mendo mirë”. Ma thanë shumë veta. Edhe ata që duhej të më mbronin. Edhe nëna ime. Edhe ata me të cilët punoja. Por brenda meje, heshtja ishte më e fortë se çdo zë. Më flisnin për të ardhmen, por unë ndjeja tashmë një jetë. Më flisnin për mundësi, por unë ndjeja një lidhje. Më flisnin për sakrifica, por unë shihja një dhuratë. Nuk ishte një zgjedhje e lehtë. Nuk ishte një zgjedhje e rehatshme. Ishte një zgjedhje që të frikësonte. Por ishte e imja.

Duhej të fshija gjithçka për një film? Për një kontratë? Që të mos prishja ekuilibrat e dikujt tjetër?
Jo. Nuk munda. Nuk pata kurrë vërtet dyshime, edhe kur gjithçka përreth përpiqej t’i mbillte ato. Zgjodha të vazhdoj përpara. Zgjodha të dëgjoj veten. Zgjodha jetën. Dhe ajo vajzë e vogël, që shumë e shihnin si një gabim, u bë forca ime. Më shpëtoi më shumë sesa e shpëtova unë atë. Më dha kuptim kur gjithçka dukej e paqartë, më mësoi çfarë do të thotë të duash pa kushte. Ndonjëherë bota të bërtet çfarë duhet të bësh. Por vendimet më të rëndësishme… lindin në heshtje. Brenda teje.