Detaje të tjera janë zbuluar nga ndarja e shumëpërfolur e momentit mes Britney Spears dhe Sam Asghari pas 13 muajsh martesë.

Këngëtarja 41-vjeçe dhe aktori 29-vjeçar bërën publike ndarjen e tyre në fillim të këtij muaji, ku si pasojë e një zënke të madhe, ikonës së pop-it i janë nevojitur disa të qepura në kokë.

Sipas një burimi pranë TMZ, raportohet së dyshja ka qënë në një dhomë hoteli dhe në nerva e sipër, këngëtarja është penguar dhe ka goditur tavolinën e kafesë, duke përfunduar me kokën e çarë.

Kohë më përpara është raportuar se Spears është përfshirë disa herë në dhunë fizike me Asghari dhe njëherë madje, ajo e ka goditur në sy, teksa ai po flinte, duke e lënë me sy të nxirë.

Asghari raportohet t’iu jetë rrëfyer miqve të tij se është sulmuar disa herë gjatë marrëdhënies 7-vjeçare së bashku. Gjithashtu raportohet se aktori ishte i tmerruar nga fakti se Spears mbante shumë thika në shtëpi. Sipas një burimi, Britney ishte e friksuar se dikush do e rrëmbente dhe prandaj i nevojiteshin thikat si një mënyrë për t’u mbrojtur.