Selin dhe Gimbo kanë vendosur që emrat e tyre të jenë pjesë e televotimit që do të hapet ditën e sotme për dasmën që do të zhvillohet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Teksa Selin ishte e shtrirë në krevat, pranë saj ka shkuar Gimbo dhe e ngacmon duke i thënë “o nusja jeme ku je? Shpirt a pranon të bëhesh gruaja ime?”.

Ndërkohë Selin i kthehet me humor duke i thënë se tani po e merr me të qeshur, por që duhet t’a mendojë mirë.

Pjesë nga biseda:

Gimbo: O nusja jeme ku je? Shpirt a pranon të bëhesh gruaja ime? Më lër të të shoh se s’po të marr seriozisht.

Selin: Po e merr me të qeshur, po mendoje mirë

Gimbo: Shumë mirë jam duke e menduar. A do me qenë nusja e Dj Gimbos? Fol

Selin: Ta kam thënë përgjigjen 3 herë

Gimbo: Dua ta dëgjoj sërish prej teje, vetëm unë dhe ti

Selin: Ehe

Gimbo: Duhet me thënë po

Selin: Po

Gimbo: Dj Gimbo do të të dojë gjithë jetën. Deri ditën kur të vdes do të bëj kafen çdo mëngjes. Ke menduar se do të marrësh burrë Dj?

Selin: As shqiptar. Kur kam ardhur këtu brenda kam thënë që burri im nuk do jetë as shqiptar

Gimbo: Shqiptar i Kosovës bile. Gruaja e Dj Gimbos. Çika ime.