Gimbo është banori që u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Big Brother VIP 5. Prej më shumë se 50 ditësh, Gimbo ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por aventura e tij erdhi drejt fundit. Ai ishte në një nominim kokë më kokë me Brikenën, pasi nuk mundi të shpëtonte në televotimin e të shtunës, ku ishin pjesë edhe Selin me Mateon.

Ndërkaq, po qarkullojnë lajme se Gimbo ka një lidhje serioze jashtë shtëpisë. Motra e banorit në një intervistë i hodhi poshtë këto thashetheme njëherë e mirë, duke i cilësuar të pavërteta. Ajo theksoi se fama dhe vëmendja e një personazhi publik shpesh sjell shpikje të ndryshme dhe lajme të rreme, por dëshmia e saj ishte e qartë:

Dj Gimbo ka hyrë në shtëpi single dhe nuk ka asnjë person që e pret jashtë.