Djali i Meghan Markle dhe Princit Harry, feston ditëlindjen e tij të parë. E në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonin urimet nga familja mbretëore.


Të sinkronizuar, si në adresën zyrtare të pallatit mbretëror, ashtu edhe në profilin e Kate dhe William postimi doli njëherësh, por me disa ndryshime.


Kate dhe William postuan një foto të gjithë familjes bashkë, ku ishte edhe vetë prezentë dhe e quajtën thjesht Archie djalin, kurse mbretëresha ishte më zyrtare. Nga adresa e saj urimi iu bë vogëlushit me emër e mbiemër.


1-vjetorin Archie po e feston me prindërit dhe gjyshen Doria. Që pas largimit të Meghan dhe Harry-t nga mbretëria ata ndodhen në Los Angeles.