Djali i Donald dhe Melania Trump, Barron, zgjodhi “Trump Tower” për një takim romantik.

“Page Six” raporton se zgjedhja e djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë vendndodhje lidhej me shqetësimet për sigurinë. Sipas një burimi të njohur me çështjen, 19-vjeçari kishte në dispozicion një kat të tërë të ndërtesës.

Barron Trump jeton në Uashington, ndërkohë gazeta “New York Post” kishte raportuar se ai banon në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ndjek edhe mësimet në kampusin e NYU-së në kryeqytetin amerikan.

Prillin e kaluar, informacioni i botuar në “Page Six” thoshte se Barron shmangte ndarjen e numrit të tij personal të telefonit me studentët e tjerë, nga frika e rrjedhjeve të informacionit. Për të komunikuar, ai preferonte platformën e bisedave Xbox.

“Ai krijon më shumë probleme”, kanë theksuar njerëz nga mjedisi i 19-vjeçarit, duke shtuar:

“Nëse njerëzit e marrin numrin, do ta japin dhe pastaj një milion njerëz do të telefonojnë pa pushim. Do të duhet ta ndryshojë numrin gjatë gjithë kohës”.