Këngëtarja me famë botërore, Tina Turner, ka reaguar për herë të parë pas humbjes së djalit të saj më të vogël biologjik, Ronnie Turner.
Pas ndarjes nga jeta të fëmijës së saj në moshën 62-vjeçare, legjenda e muzikës postoi një portret bardh e zi të saj në zi në rrjetin social “Instagram”.
View this post on Instagram
“Ronnie, u largove nga bota shumë herët”, shkroi 83-vjeçarja në mbishkrim, duke shtuar: “Në pikëllim, mbyll sytë dhe mendoj për ty, biri im i dashur.”
Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i vdekjes së aktorit, megjithatë, ai kishte vuajtur nga probleme të ndryshme shëndetësore gjatë viteve, duke përfshirë kancerin.
Sipas TMZ , i cili raportoi për herë të parë historinë, Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit iu përgjigj një telefonate 911 në Encino, Kaliforni, në të cilën telefonuesi tha se Ronnie kishte probleme me frymëmarrjen dhe, disa minuta më vonë, pushoi së marrë frymë plotësisht. Kalimtarët tentuan ta shpëtonin, por Turner u shpall i vdekur në vendngjarje nga mjekët ndihmës.
Bashkëshortja prej 15-vitesh e Ronnie, këngëtarja franceze Afida Turner, ishte e para që konfirmoi lajmin për vdekjen e tij në një postim në Instagram, duke e quajtur atë “një engjëll të vërtetë” dhe “mikun e saj më të mirë”. Ajo shkroi: “Këtë herë bëra më të mirën deri në fund, nuk munda të të shpëtoja. Të dua për këto 17 vite”.