Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli ku një djalë 2-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga dritarja e katit të katërt të një hoteli. Pas kësaj babai i fëmijës 37-vjeçar është gjobitur me 3 mijë euro nga një gjykatë në Qipro.
Ngjarja tragjike ndodhi më 12 korrik, në ditën e parë të pushimeve familjare në hotelin luksoz King Evelthon Beach Hotel and Resort.
Babai i djalit 2-vjeçar Joshua Foster po ecte drejt ashensorit së bashku me vjehrrin dhe të birin, kur fëmija vuri re një park ujor jashtë hotelit.
Babai e vendosi djalin në parvazin e dritares me qëllim që ai të shijojë nga afër pamjen duke menduar se dritarja ishte e mbyllur. Në atë moment, fëmija ra nga një lartësi prej rreth 12 metrash.
Ai u dërgua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Pafosit, ku më vonë u konstatua vdekja e tij. Foster pranoi akuzën për shkaktimin e vdekjes përmes një veprimi të pakujdesshëm dhe të rrezikshëm.
Sipas gjyqtares Froso Christodoulidou nuk kishte prova të mjaftueshmë që babai të ketë ekspozuar qëllimisht fëmijën ndaj rrezikut. Familja deklaroi se ndihej e lehtësuar që procesi gjyqësor kishte përfunduar duke theksuar në të njëjtën kohë dhimbjen për humbjen e djalit.

