Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo, ka marrë pjesë në një darkë të organizuar në Shtëpinë e Bardhë për udhëheqësin de facto të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, të martën në mbrëmje.
Duke folur përpara eventit, Trump ka thënë se ishte një “nder” të priste Ronaldon, roli kryesor i të cilit në ligën saudite të futbollit e ka bërë atë të bëhet një fytyrë e përpjekjes për modernizimin e vendit nën princin e kurorës, shkruan BBC.
Bin Salman dëshiron të zvogëlojë varësinë e vendit nga të ardhurat nga nafta duke u diversifikuar në fusha të tjera, duke përfshirë sportin dhe turizmin.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi më herët gjatë ditës se Ronaldo do të merrte pjesë, por nuk ka thënë nëse ai ishte pjesë e delegacionit zyrtar të Princit të Kurorës Saudite Mohammad bin Salman.
Trump e shfrytëzoi fjalimin e tij në darkë për të lavdëruar lidhjet më të ngushta me Arabinë Saudite, duke e etiketuar vendin si një “aleat të madh jo-NATO”.
Duke iu drejtuar yllit portugez të futbollit, Trumpi u ka thënë të ftuarve të mbledhur se djali i tij është një tifoz i madh i Ronaldos.
“Dhe Baroni pati mundësi ta takojë atë dhe mendoj se ai e respekton pak më shumë babanë e tij tani që ju kam prezantuar”, ka thënë Trump.



