Influecuesja Emilie Kiser ka ndarë me ndjekësit në Instagram mënyrën se si po përballet me humbjen e djalit të saj, Trigg, i cili ndërroi jetë pas mbytjes në një pishinë përpara shtëpisë së tyre në Arizona. Në një postim në Instagram, Emilie ka treguar se së fundmi ka filluar të krijojë albume fotografike si një mënyrë për të përballuar dhimbjen. Ajo ka përshkruar procesin si “argëtues, por shumë të vështirë”, duke shtuar se të shohësh fotografitë e djalit dhe momentet e familjes vetëm pesë muaj më parë është tepër e dhimbshme.
Emilie dhe bashkëshorti i saj, Brady, janë prindër edhe të një djali tjetër, Teddy. Ajo ka thënë se kishte vendosur të mos shmangte fotografitë dhe videot e Trigg, pasi besonte se kjo do ta ndihmonte në përballimin e dhimbjes dhe do e afronte më shumë me kujtimet e djalit të saj. “Shpresoj që ky hobi të më afrojë më shumë me të, ndërsa dokumentoj jetën dhe të gjitha kujtimet që i vlerësoj”, ka shtuar ajo.
Kjo reagim vjen vetëm pak më shumë se një muaj pasi Emilie është rikthyer në rrjetet sociale pas humbjes së djalit dhe pas një serie betejesh ligjore për të parandaluar publikimin e detajeve mbi vdekjen e tij. Gjykata e Lartë në Arizona vendosi në favor të Emilie, duke i dhënë të drejtë që informacionet mbi vdekjen e Trigg të mos bëheshin publike.