Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” mes Rogertit dhe Stenaldos. Ky i fundit i drejtohet një moment banorit dhe i thotë se pse nuk ia thotë troç fjalën Selin, në lidhje me çështjen e Dubait.
Rogerti i kthehet duke i thënë se ai ka folur troç gjithmonë dhe se fotot në Dubai i ka parë. Më pas banori i thotë:
“Nuk e durove dot analogjinë që të shpjegova kur ajo më shau gruan mua, kur ta analogjova me nënën tënde, nuk të pëlqeu?”.
Kaq mjaftoi që mes tyre të nisnin të bërtiturat dhe Stenaldo iu kundërpërgjigj: “Rrite fëmijën tënd siç më ka rritur mua nëna”.
Pjesë nga debati:
Stenaldo: Thuaje troç fare, je burrë t’ia thuash troç?
Rogerti: Ja kam thënë nga fillimi deri në fund
Stenaldo: Ça bën në Dubai?
Rogerti: E kam thënë një herë
Stenaldo: Ça bëjnë këto vajzat që shkojnë në Dubai?
Rogerti: Krijo ndonjë dinamikë, puth Malin, ndonjë gjë kështu.
Stenaldo: Ça mendimi ke për këto gocat që shkojnë në Dubai? Ça janë? Janë fjalë që nuk i thua dot këtu brenda?
Rogerti: Fotot e Dubait unë i kam parë
Stenaldo: Fjalën pse nuk e thua troç, o i pafytyrë
Rogerti: O kam folur në Prime o s’ka folur kush. Kam dalë nga dera, jam deklaruar, nuk e di ça doni më prej meje
Stenaldo: Do ia thoni troç fjalën kësaj vajzës
Rogerti: Ja tha dhe publiku ‘jala Selin, ja Dubai’, kuptoje ça thonë fansat
Stenaldo: Na e thuaj pak mendimin tënd për vajzat që shkojnë në Dubai
Rogerti: Jepi Stenaldo, ça mendimi ke për thikën
Stenaldo: Dreqit në punë nuk i hy. Po unë se di si ke ardhur ti deri këtu, duke sharë, duke fyer, duke u zhburrëruar vetë.
Rogerti: Kush të çoi te dera e kuqe, se mua më dërgoi Monika. Nuk e durove dot analogjinë që të shpjegova kur ajo më shau gruan mua, kur ta analogjova me nënën tënde, nuk të pëlqeu?
Stenaldo: Shkove prapë aty e palaço burrë?
Rogerti: Nuk të pëlqeu e? Analogjinë e nënës tënde nuk e pëlqeve]
Stenaldo: Kujt i vjen këtu palaço, o bastard
Rogerti: Kjo më ka thënë për gruan time, e të bëra analogjinë me nënën tënde.
Stenaldo: Kurrë nuk t’a ka thënë, e përdor kastile. Të të vij turp, rrite fëmijën tënd siç më ka rritur nëna ime mua
Rogerti: Ma përmend djalin
Stenaldo: E ke përmendur vetë djalin, e ke futur në dhe këtu brenda me fjalët që ke thënë, mu hiq sysh
Rogerti: Ku e kam futur djalin
Stenaldo: Me fjalët që ke thënë, fjalët e tua që i ke thënë ti, palaço burrë. Më vjen këtu dhe më nis sërish me analogji
Rogerti: Djalin ku e kam futur?
Stenaldo: Me fjalët që ke thënë këtu, në dhe e ke futur këtu
Rogerti: Unë bëj be o djalë legen



