Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Armir Tola, ka qenë një ditë më parë i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ku ka komentuar lojën e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ai ka treguar dy emrat më fals në shtëpinë e BBV 5 sipas tij. Armiri tha se në vetvete mendon se janë njerëz të mirë¸por aty brenda janë jo vetvetja.

Pjesë nga intervista:

Kush është njeriu më jo vetvetja aty?

Një apo dy?

Sa të duash ti

Ka mundësi të them dy. I pari është Angelo

Angelo nuk është i vërtetë?

Unë mendoj se ai ka hyrë me një maskë. Ose Angelo akoma nuk e ka zbuluar të vërtetën e vet, ose ka vendosur një perde që akoma nuk do që t’a zbulojë kush është Angelo. Është djalë i mirë, nuk është i keq në bazë, është djalë i informuar, me kulturë, por ka diçka që nuk shkon për mendimin tim.

Po e dyta?

Shumë interesante, Lore, djalli që fshihet si engjëll e kam quajtur në trurin tim.

Pse?

Është e vetmja banore që unë mendoj që në shumë raste unë e kam parë si njeriun me shumë dashuri në sytë e vet, por kam ardhur në momentin që kam dalluar që ata sy engjëlli më ktheheshin shpeshherë në sy djalli, vetëm në vëzhgimin që bënte. Në të vërtetë mendoj se është njeri i mirë, por aty ka hyrë të bëjë një lojë që do ta bëjë vetë. Këta të dy janë të pa vërtetë

Angelo dhe Lore banorët me fals?

Totalisht.