Instruktori i palestrës, Remil Peqini, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Në këtë intervistë, ai ka folur më shumë mbi dashurinë dhe marrëdhëniet romantike në ditët e sotme.
Pjesë nga intervista:
Ronaldo: Sot dëgjoj pafund djem që ankohen.
Remil: Thonë që nuk ka vajza të mira. Është kjo klisheja.
Ronaldo: Ka dhe diçka tjetër… Djemtë, duke eksperimentuar shumë, kryesisht dhe me gra të martuara, kjo i bën dhe më paranojakë. Sepse ajo gruaja e martuar, është gruaja e një burri i cili beson se ajo nuk e tradhton. Kështu mendojnë se nesër mund të jenë vetë viktima të kësaj gjëje. Sepse nuk mund të jetosh si gardian.
Remil: Unë mendoj që sa më shumë njeh njerëz, aq më e vështirë është që të besosh që mund të ketë një marrëdhënie solide. Këto raste janë të vazhdueshme dhe po shtohen. Faktori kryesor është materializmi. Një djalë nuk do që ajo vajza të shikojë pjesën monetare tek ai. Ky është një stres.



