Dita e sotme ka nisur mjaft e qetë me banorët e “Big Brother VIP 4”. Pasi u zgjuan ata u bënë gati pasi do të bënin ushtrime me instruktorët që hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Pas ushtrimeve të shumta dhe argëtimit që patën, banorët hynë një nga një në dush. Në një moment hynë për t’u larë në dush Aldo, Klajdi, Jozi dhe Gerti.
Në këto momente, Gjesti dhe Gerta bënë një plan së bashku. Dy banorët ikën në lavanderi dhe morën birra që t’ua hidhnin atyre që ishin në dush.
Secili nga ata morën nga dy birra dhe u drejtuan drejt dushit. Gerti shpëtoi nga lagia me birra, ndërkohë tre të tjerët nisën duke qeshur.
“Të lagu me shampanjë, të lagu me shampanjë”, thoshte Gerta teksa kishte hipur te divani jeshil pranë dushit.
Ndërkohë Klajdi që ishte duke u larë tentoi që t’i lagte banorët dhe u thoshte: “Të lagu me ujë”.