I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Geri Trebicka. Ai ka rrëfyer historinë e tij të bullizimit dhe si ka ndikuar kjo gjë në jetën e tij…

I pyetur ‘kë duan vajzat sot, çunat e mirë apo çunat e këqij?’, Geri u shpreh ‘varet sipas pritshmërive që ka gjithsecila’.

Sipas tij, vajzat që shkojnë më shumë pas ‘bad boys’, mund të jenë më shumë sepse është krijuar ideja që kanë gjendje të mirë ekonomike.

“Varet sipas pritshmërive që ka gjithsecila. Për mendimin tim, vajzat që shkojnë më shumë pas ‘bad boys’, mund të jenë më shumë sepse është krijuar ideja që kanë gjendje të mirë ekonomike, mund të arrihet stabilitet ekonomik nëpërmjet të qenurit partnerë me ta. Këta që mund të jenë persona publikë, në njëfarë mënyre përfitojnë dhe bëhen publike edhe vajzat. Një arsye tjetër mund të jetë dhe kjo, që personat që mund të kenë vuajtur nga bullizmi dhe mund të ndihen pak vulnerabël, në momentin që lidhen me një person që mund të jetë ai ‘djali problematik’, mund të krijojë një gjendje siguri, gjendje pushteti”, tha Trebicka. /TAR/