Mëngjesi në Top Albania Radio fillon me ‘Wake Up’. Programi i njëkohshëm radio-televiziv i Top Channel e Top Albania Radio, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin.

Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. I ftuar sot në “Wake Up” ishte ish-banori i “Big Brother VIP 4” Jozi për të folur për Loredanën dhe jo vetëm.

Teksa po fliste për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ish-banori kujtoi me shumë dashuri dasmën me Loredanën.

Por jo vetëm kaq pasi duket se Jozi është gati edhe për një dasmë reale me të.

“Dasma me Lorin kujtim i paharrueshëm, patjetër që do bëja një dasmë me të jashtë. Ajo do jetë përmbledhja, kapaku. Është krijuar ai pëlqimi, për t’u parë jashtë. Do ftoja G-Ban, Valbonën, Danjën, Gertën, Aldon. Divanin blu s’e kisha ftuar”, tha Jozi.