Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ndodhen me pushime në Turqi. Pas angazhimeve të shumta që patën pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”, ata gjetën pak kohë për pushime së bashku.
Këngëtari dhe moderatorja postojnë herë pas here në rrjetet e tyre sociale, për të treguar se si po ja kalojnë me pushime. Por jo vetëm kaq, pasi ata ndajnë edhe foto apo video ku bëjnë për të qeshur ndjekësit.
Mëngjesin e sotëm, këngëtari i dashur për publikun ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqet teksa konsumon kafen e mëngjesit. E teksa në sfond është një këngë e vjetër turke dhe ai po e këndon, videon e ka shoqëruar me fjalët:
“Edhe 1 javë këtu, dhe do bëj duet me Tarkanin”. Ky i fundit është një këngëtari i njohur në Turqi.
Fituesi i edicionit të dytë të BB VIP e ka shoqëruar postimin e tij edhe me një emoji duke qeshur.